Lidhje

Mbi 1 mijë irakianë të ndaluar në kushte të këqija


Më tepër se 1 mijë irakianë mbahen të ndaluar në qendra të improvizuara kundër terrorizmit në mbarë vendin, thuhet në një raport të organizatës “Amnesty International”.

Sekretari Përgjithshëm i grupit Salil Shetty tha se "Personat e ndaluar i fusin në biruca më pak se 1 metër katrore, ata qëndrojnë të përkulur ditë e natë, pa patur mundësi të shtrihen për të fjetur dhe rrallëherë lejohet të dalin jashtë për të marrë ajër të pastër.” Zoti Shetty vizitoi një prej këtyre qendrave muajin e kaluar.

“Amnesty” thotë se shumë persona të ndaluar u kapën kur forcat irakiane rimorën kontrollin e qyteteve të tyre nga forcat e Shtetit Islamik. Shumë prej tyre dyshohen për bashkëpunim me grupin militant.

Ndaj asnjërit prej të ndaluarve nuk janë ngritur akuza.

Zyrtarë të kundërterrorizmit i thanë grupit “Amnesty” se atyre u mungon personeli i nevojshëm për të kryer hetimet në kohë, si dhe burimet për t’i trajtuar të ndaluarit në mënyrë njerëzore.

XS
SM
MD
LG