Situata e rënduar e krijuar gjatë dy ditëve të fundit në disa rrethe të Shqipërisë, sidomos në zonën veriore të vendit, me shkarje dherash, bllokim të rrugëve automobilistike, përmbytje të zonave fushore dhe rrezikim të një numri të madh banesash, sipas specialistëve është pasojë e mungesës së gjatë të kontrollit ndaj territorit dhe dëmtimeve të vazhdueshme të mjedisit natyror.