Lidhje

Anija çisternë Edirne me flamur panamez fundoset në Gjirin e Durrësit


Anija çisternë Edirne me flamur panamez fundoset në Gjirin e Durrësit
Anija çisternë Edirne me flamur panamez fundoset në Gjirin e Durrësit

Një anije çisternë u fundos sot në Gjirin e Durrësit, rreth 6 milje larg bregut, pasi u përfshi nga flakët.

Dy anëtarë të ekuipazhit humbën jetën ndërsa një i tretë rezulton i zhdukur. 12 të tjerë arritën të shpëtonin dhe u transferuan në spitalin e Durrësit jashte rrezikut për jetën.

Anija me emrin Edirne me flamur panamez kishte shkarkuar disa ditë më parë në Porto Romano 3 mijë e 500 tonë benzinë dhe do të nisej drejt Italisë. Sipas të dhënave të para dyshohet që shkaku i zjarrit të kenë qenë punimet që po bëheshin prej një marinari me një saldatriçe. Sipas autoriteteve të portit anija është fundosur brenda 30 minutash që nga shpërthimi i flakëve.

XS
SM
MD
LG