Lidhje

Anije luftarake të SHBA lundrojnë në ngushticën e Tajvanit


Ngushtica e Tajvanit

Dy anije luftarake amerikane lundruan të enjten përmes ngushticës së ndjeshme të Tajvanit, tha Marina e SHBA.

Ky është misioni i dytë i këtij lloji gjatë muajit dhjetor dhe vjen pothuajse dy javë pasi një aeroplanmbajtëse kineze kaloi nëpër të njëjtën rrugë ujore.

Kina e pretendon si territorin e saj Tajvanin, i cili qeveriset në mënyrë demokratike.

Ajo është e zemëruar nga mbështetja e shtuar e Shteteve të Bashkuara ndaj ishullit, siç janë shitjet e armëve dhe kalimi i anijeve luftarake amerikane nëpër ngushticën e Tajvanit, gjë që i ka tensionuar më tej marrëdhëniet Pekin-Uashington.

Marina e SHBA tha se destrojerët amerikanë USS John S. McCain dhe USS Curtis Wilbur, të pajisur me raketa, "kryen një kalim tranzit rutinë në ngushticën e Tajvanit më 31 dhjetor në përputhje me ligjin ndërkombëtar".

"Kalimi i anijeve përmes ngushticës së Tajvanit demonstron përkushtimin e SHBA për një Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur. Ushtria e Shteteve të Bashkuara do të vazhdojë të fluturojë, lundrojë dhe të veprojë kudo që e lejon ligji ndërkombëtar," thuhej në deklaratë.

Ky është lundrimi i 13-të përmes ngushticës nga marina amerikane këtë vit.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se anijet kishin lundruar në një drejtim verior përmes ngushticës në atë që e quajti një "mision të zakonshëm". Forcat e armatosura të Tajvanit monitoruan lundrimin dhe situata është "normale", shtoi ministria.

Ushtria e Kinës tha se e kishte ndjekur nga pas anijen luftarake të SHBA që kaloi përmes ngushticës më 19 dhjetor dhe e dënoi misionin e saj.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG