Lidhje

Rikthehet në bazë destrojeri i dëmtuar USS Fitzgerald


Destrojeri i Marinës Amerikane që u përplas me një anije tregtare në brigjet e Japonisë është rikthyer në bazë.

Destrojeri USS Fitzgerald u kthye në Yokosuka të Japonisë sot. Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë për të gjetur shtatë marinarë që figurojnë të zhdukur.

Më parë marina amerikane tha se dy pjesëtarë të ekuipazhit së bashku me komandantin e destrojerit ishin plagosur dhe ishin dërguar për mjekim në Yokosuka.

Anija tregtare AXC Crystal mbërriti në Tokio sot pasdite me dëmtime të vogla. Askush nga ekuipazhi i anijes që lundron nën flamurin filipinas nuk ka pësuar lëndime.

Sipas agjencisë së lajmeve Jiji Press citon kapitenin e anijes tregtare, sipas të cilit mjeti që ai drejtonte po lundronte në të njëjtin drejtim me destrojerin kur ndodhi përplasja në 2 të mëngjesit sipas orës lokale. Nuk është e qartë çfarë e shkaktoi përplasjen e dy mjeteve lundruese.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG