Lidhje

Ankohet Trump: Hetimi ndaj tij, në kohën e samitit të NATO-s


Presidenti Donald Trump u ankua se Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve për Çështjet Juridike do të zhvillojë një seancë hetimore që synon shkarkimin e tij, pikërisht në kohën që ai do të jetë duke marrë pjesë në një samit të NATO-s në Londër i cili mbahet në një moment kritik për aleancën ushtarake 70-vjeçare.

Duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë para nisjes, Presidenti Trump tha se udhëtimi për të marrë pjesë në samitin e NATO-s është "një nga më të rëndësishmit që bëj si president" dhe se data e takimit ishte vendosur qysh një vit më parë.

Ai tha gjithashtu se republikanët janë të bashkuar në kundërshtimin e hetimit. Ky hetim, tha ai, do të ndëshkojë vetë demokratët dhe do të jetë një nxitje e jashtëzakonshme për republikanët.

Presidenti Trump tha se do të vazhdojë t’u bëjë presion aleatëve evropianë për të rritur shpenzimet e tyre të mbrojtjes.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG