Lidhje

SHBA, të shtëna në Anapolis, njoftohet për të vdekur


Të paktën pesë persona janë qëlluar për vdekje të enjten në zyrat e një gazete në Anapolis, kryeqytet i shtetit Merilend. Policia tha se një person i dyshuar është arrestuar, por motivi është ende i panjohur.

Sipas njoftimeve të medias, ngjarja ndodhi në zyrën e lajmeve të gazetës “Capital Gazette”. Një gazetar tha se shumë njerëz ishin qëlluar me armë zjarri, njofton Baltimore Sun, pronare e "Capital Gazette".

Policia tha se tani për tani, ngjarja në Anapolis po trajtohen si diçka lokale që nuk ka lidhje me terrorizmin.

Ende nuk janë dhënë shumë hollësi për incidentin, por imazhet live tregonin njerëz që largoheshin nga ndërtesa, duke ecur nëpër një parking me duart lart.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG