Lidhje

40 vjetori i fundit të luftës së Vietnamit


Vietnami po mban një paradë për të shënuar 40 vjetorin e fitores ushtarake që i dha fund Luftës së Vietnamit dhe ribashkoi vendin nën regjimin komunist.

Në praninë e zyrtarëve më të lartë, mijëra ushtarë vietnamezë me flamuj në duar, veteranë lufte dhe të tjerë marshuan sot drejt qendrës së qytetit Ho Chi Minh.

Parada ishte një imitim i ngjarjeve të 30 prillit, 1975 kur tanket e Vietnamit të Veriut hynë triumfalisht në qendër të Saigonit, që atëherë ishte kryeqyteti i Vietnamit të Jugut.

Fitorja shënoi fundit e luftës prej disa dekadash të qeverisë së Vietnamit të Veriut, në fillim me Francën dhe pastaj me Shtetet e Bashkuara. Rreth 58 mijë ushtarë amerikanë dhe deri në 4 milionë vietnamezë u vranë në konflikt.

Shtetet e Bashkuara që mbështetën vietnamezët e jugut në përpjekje për të frenuar përhapjen e komunizmit, tërhoqën zyrtarët e fundit të ambasadës së tyre ndërsa trupat e Vietnamit të Veriut hynë në qytet.

Diplomatët amerikanë nuk morën pjesë në paradë. Megjithatë zyrtarët amerikanë priteshin të merrnin pjesë në një ceremoni tjetër më të vogël në konsullatën amerikane sot për të kujtuar trupat amerikane që vdiqën në ditët e fundit të luftës.

Sot është gjithashtu 20 vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

XS
SM
MD
LG