Lidhje

Evakuohen personat e bllokuar në anijen ruse në Antarktidë


52 pasagjerët e një anijeje kërkimore ruse, që ishin bllokuar nga akulli për mbi një javë në Antarktidë, u shpëtuan sot me një helikopter që arriti të ulej pranë tyre.

Autoriteti Australian për Sigurinë Detare tha se pasagjerët u evakuuan nga anija Akademik Shokalski, që kishte ngecur që në prag të Krishtlindjeve.

Chris Turney, një nga shkencëtarët në anije njoftoi me një mesazh në Twitter se pasagjerët arritën në një anije australiane për akullin “shëndoshë e mirë”.

Pasagjerët ku përfshiheshin shkencëtarë, turistë dhe gazetarë u transportuan me grupe prej 12 vetësh.
XS
SM
MD
LG