Lidhje

670.000 dollarë një kompjuter Apple i 1976s


Në një ankand të Gjermanisë, një kompjuter Apple i vitit 1976 u shit për më shumë se 670.000 dollarë.

Kompjuteri Apple-1 i shitur sot ishte montuar nga themeluesit e kompanisë Apple, Steve Jobs dhe Steve Wozniak.

Bob Luter, autor i librit, "The First Apple," tha se ky kompjuter është një objekt i rrallë për koleksionistët dhe se kompjuter të tillë të montuar në garazhin e Steve Jobs-it u prodhuan vetëm 200 copë.

Firma gjermane e ankandit tha se blerësi i kompjuterit është nga "Lindja e Largme" dhe dëshiron të mbetet anonim.
XS
SM
MD
LG