Lidhje

19 zjarrfikës vdesin në Arizona


Zyrtarët amerikanë thonë se një ekip prej 19 zjarrfikësish vdiqën dje ndërsa përpiqeshin të shuanin zjarret në Arizona.

Shoqata e Zjarrfikësve e Wildlandit konfirmoi vdekjen e tyre në faqen e saj në Facebook. Një zyrtar i shtetit të Arizonës, Art Morrison i tha CNN-it se zjarrfikësit ishin një ekip elitë. Ai tha se dukej se flakët i kishin përfshirë ata dhe kur zjarrfikësit e tjerë kishin mbërritur, ata kishin vdekur.

Presidenti Barack Obama, që ndodhet në Afrikë lëshoi një deklaratë sot në mëngjes duke i quajtur zjarrfikësit “heronj”.

Presidenti tha se ai dhe Michelle, ashtu si të gjithë amerikanët “i kanë në mendje dhe luten për familjet e zjarrfikësve të guximshëm dhe për ata, jeta e të cilëve janë ndryshuar përgjithmonë nga kjo tragjedi e tmerrshme”.
XS
SM
MD
LG