Lidhje

Vrasjet masive të armenëve nga turqit otomanë, ende çështje emocionale


Një pjesë dermuese studiuesish dhe historianësh bien dakord se masakra e thuajse një milion armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore përbën gjenocid siç përkufizohet nga Konventa e Kombeve të Bashkuara mbi Gjenocidin e vitit 1948. Teksti përkufizon gjenocidin si vrasje të qellimshme të të gjithë ose një pjese të caktuar njerëzit në bazë të fesë, racës, kombësisë apo shtetësisë. Megjithatë, sikurse spjegon Ronald Suny me Universitetin e Çikagos, qeveria turke ka një qendrim diametrikisht të kundërt.

“Turqit hedhin poshtë nocionin e gjenocidit – aktualisht fjalët apo termin gjenocid. Ata e kanë pranuar se ka patur deportime, dhe për këtë as që bëhet fjalë, dhe se ka patur masakra dhe vrasje. Atë që ata mohojnë është se masakrat dhe vrasjet ishin qellimisht të organizuara dhe të realizuara nga qeveria dhe se vrasjet nuk ishin me shumë sesa dëmtime gjithpërfshirëse.”

Roger Smith, bashkëthemelues i Shoqatës Nderkombëtare për Studiuesit e Gjenocidit, thotë se shumë turq refuzojnë përdorimin e fjalës gjenocid.

“Kam punuar me disa studiues turq, njerëz të cilët mund të konsiderohen si liberatë etj, madje edhe ata menjanojnë përdorimin e fjalës gjenocid. Ata mund të flasin rreth masakrave...dhe kur flet me ta i pranojnë ndodhitë por jo gjenocidin. Thonë që nuk duan ta përdorin atë fjalë. Prandaj ekziston kjo antipati emocionale për të përdorur atë çfarë njerëzit thuajse me shaka e quajnë fjala GJ.”

Zoti Smith thotë se pozicioni i Turqisë është i veshtirë për tu mbështetur.

“Mohimi i ngulmues i Turqisë dhe pamundësia për tu përballur apo mosdashja për tu përballur me historinë është shumë ngacmuese në shumë drejtime, kur flitet për mardhëniet nderkombëtare, apo politikat e saj të brendëshme dhe po ashtu pengon pranimin se si duhen trajtuar minoritetet.”

Kohët e fundit, Komisioni për Mardhëniet me Jashtë i Dhomës së Përfaqësuesve miratoi një rezolutë pa fuqi ligjore që i rekomandon presidentit Barak Obama të njohë vrasjet e vitit 1915 të armenëve nga turqit otomanë si gjenocid.

Administrata e presidentit Obama e kundërshtoi rezolutën. Mbas miratimit të rezolutës, Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton tha se administrata nuk beson se Dhoma e Perfaqësuesve e plotë do ta votojë rezolutën ose nuk duhet ta votojë atë.

Menjëherë Turqia thirri për konsultim ambasadorin e saj në Uashington. Kryeministri turk la të kuptohet se mund të mos marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë nga mesi i prillit për energjinë berthamore në Uashington të drejtuar nga presidenti Barak Obama.

Rreth 20 vende përfshi Francën, Kandanë, Rusinë, Holandën dhe Suedinë e kanë njohur masakrën armene si gjenocid.

Ja se çfarë thotë Ronald Suny me Universitetin e Çikagos

“Habia qendron në atë se dy vende të rendësishme nuk e kanë njohur. Shtetet e Bashkuara në menyrë të perseritur, si rezultat i aleancës me Turqinë, interesit strategjik në rajon, ka nevojë për Turqinë si aelate e NATO-s në luftën e saj në Irak, nuk e ka njohur. Shteti i dytë është Izraeli, edhe pse populli e tij u përball me holokaustin, nuk e ka njohur, perseri për arsye strategjike, lidhjet me Turqinë.”

Analistët theksojnë se presidenti Obama ka ndryshuar qendrim.

“Çdo kandidat për president, përfshi presidentin Obama, kur bënin fushatë theksuan në menyrë deklarative, të qartë, dhe me pasion se ata do të njihnin gjenocidin. Sapo marrin pushtetin, patjetër, interesat e sigurisë strategjike dalin në mes dhe vendimet historike, e verteta hisotrike vihet menjanë. Është për të ardhur keq, por kjo është e verteta.”

Shumë ekspertë thonë se rezoluta e Komisionit për Mardhëniet me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve e vë presidentin Obama në një pozitë të pavolitshme. Por shumë analistë po ashtu thonë se kjo mund të jetë një zgjidhje afatshkurtër, sepse ata nuk presin që masa të hidhet për votim në Dhomën e Përfaqësuesve. (ze)

XS
SM
MD
LG