Lidhje

Ndalohet në Pogradec i dyshuari si luftëtar në Siri


Policia shqiptare njoftoi se ka arrestuar 29-vjeçarin Ervin Duka, i cili dyshohet si ish-xhihadist i luftës në Siri. Sipas burimeve zyrtare policore shqiptare, gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij në fshatin Guras të Pogradecit, u gjetën “një kallëp i dyshuar tritoli dhe 89 fishekë model 54”.

Në një njoftim për mediat, policia tha se Duka akuzohet për veprën penale të “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”. Policia ka dyshime se Ervin Duka u largua drejt Sirisë në shkurt të vitit 2013 dhe pas plagosjes gjatë luftimeve atje u rikthye në vendlindjen e tij, fshatin Guras të Pogradecit. Fshati Guras është njëri prej tre fshatrave të Pogradecit që ka dërguar luftëtarë drejt Sirisë.

Sipas burimeve të shtypit shqiptar, bashkë me fshatrat Leshnicë dhe Rrëmenj, nga rrethi i Pogradecit llogaritet të jenë larguar 24 banorë drejt Sirisë në vitet 2012-2014, mes të cilëve edhe gra e fëmijë.

XS
SM
MD
LG