Lidhje

Arrestime për shpërthimin në metronë e Minskut


Arrestime për shpërthimin në metronë e Minskut
Arrestime për shpërthimin në metronë e Minskut

Autoritetet në Bjellorusi kanë ndaluar disa persona të dyshuar, ndërsa kanë filluar hetimet lidhur me personat përgjegjës për shpërthimin në metronë e Minskut, ku u vranë 12 vetë.

Të paktën 200 persona të tjerë u plagosën gjatë shpërthimit dje në orët e ngarkuara të pasdites në një stacion metroje në qendër të kryeqytetit bjellorus. Zyrtarët thanë se duket qartë që shpërthimi ishte akt terrorist, sepse bomba ishte mbushur me copra të vogla metalike, me synimin për të shkaktuar maksimumin e viktimave. Prokurorët thonë se lidhur me sulmin janë ndaluar disa persona.

Agjencia bjelloruse e sigurisë thotë se ka identifikuar personin që ka organizuar sulmin dhe janë në kërkim të tij.

Presidenti Aleksandër Lukashenko vizitoi vendin e ngjarjes dje dhe pastaj zhvilloi një mbledhje urgjente kabineti. Ai tha se dyshon se forca të jashtme që duan të minojnë paqen dhe sigurinë fshihen prapa sulmit dhe premtoi se do të bënte ç’është e mundur për të gjetur personat përgjegjës.

Udhëheqësit e opozitës thonë se zoti Lukashenko do ta përdorë sulmin për të justifikuar operacionet ndaj kundërshtarëve.

XS
SM
MD
LG