Lidhje

Assad mohon të ketë urdhëruar vrasjen e mijëra protestuesve


Assad mohon të ketë urdhëruar vrasjen e mijëra protestuesve
Assad mohon të ketë urdhëruar vrasjen e mijëra protestuesve

Presidenti sirian Bashar al Assad ka mohuar se ka urdhëruar vrasjen e mijëra protestuesve anti qeveritarë, duke i thënë një gazetari amerikan se ai nuk kontrollon forcat që kanë ushtruar dhunë gjatë trazirave.

Në një intervistë të rrallë të transmetuar sot, zoti Assad i tha ABC News-it se ndonëse është president, ai nuk “zotëron vendin dhe se trupat nuk janë të tijat”. Udhëheqësi sirian tha se ka “ një ndryshim të madh që të kesh një politikë të caktuar për të shtypur trazirat dhe gabimeve që kryhen nga disa zyrtarë”.

Zoti Assad përmendi edhe numrin e dhënë nga Kombet e Bashuara për 4,000 të vdekur që nga shpërthimi i trazirave në mars, duke thënë se shumica e viktimave ishin mbështetës të qeverisë. Ai gjithashtu kundërshtoi vërtetësinë e thënieve se ishte vrasja e një djali 13 vjeçar e cila ndikoi për shpërthimin e protestave dhe indinjoi opinionin botëror pasi thuhet se ai u vra mbasi u godit, u dogj dhe u gjymtua.

Zëdhënësi i Departamentti Amerikan të Shtetit Mark Toner përsëriti qëndrimin amerikan se zoti Assad është i përfshirë në shtypjen brutale të protestave paqësore të opozitës.

XS
SM
MD
LG