Lidhje

PD, PS, debate mbi disa ndryshime të propozuara në ligjin për investimet


PD, PS, debate mbi disa ndryshime të propozuara në ligjin për investimet
PD, PS, debate mbi disa ndryshime të propozuara në ligjin për investimet

Në Shqipëri shumica e djathtë dhe opozita socialiste u përfshinë në debate të gjata lidhur me disa ndryshime të propozuara në ligjin për investimet e huaja.

Ndryshimet në ligj, sipas shumicës synojnë t’i japin një garanci shtesë dhe një mbrojtje të veҫantë investimeve të huaja në sektorët strategjik të ekonomisë, si Energjia, infrastruktura, bujqësia, apo turizmi. Bëhet fjalë për ato investime, vlera e të cilave është mbi 10 milionë Euro.

Ndryshimet përfshijnë, që në rastet kur investitori i huaj has në një konflikt me një palë të tretë, atëhere për të mos bllokuar investimin, është shteti që do e përfaqësojë atë si palë edhe përballë gjykatës.

Opozita nga ana e saj, ka kundërshtuar dhe ka hedhur dyshime të shumta mbi qëllimin e këtyre ndryshimeve, që sipas saj, kanë një frymë klienteliste Ajo e ka konsideruar atë si antikushtetues, pasi sipas saj, shkel barazinë përpara ligjit, duke diskriminuar sipërmarrësit shqiptarë, si dhe ndërhyn në procedurat gjyqësore. Opozita parlajmëroi se do të bëjë ankimim në Gjykatën Kushtetuese, nëse ligji do të miratohet. Po sot, parlamenti pritet te votoje edhe per ndryshimet e fundit ne qeveri.

XS
SM
MD
LG