Lidhje

5 të vrarë në Kandahar të Afganistanit nga sulmimi i një xhamie


5 të vrarë në Kandahar të Afganistanit nga sulmimi i një xhamie
5 të vrarë në Kandahar të Afganistanit nga sulmimi i një xhamie

Zyrtarët afganë thonë se një autor sulmi vetëvrasës me bombë kreu një sulm ndaj një xhamie në qytetin jugor të Kandaharit, duke vrarë 5 persona.

Ministria e Brendshme tha se në sulm u vra kreu i këshillit fetar provincial dhe tre persona të tjerë, si dhe u plagosën 15 vetë.

Askush nuk mori përgjegjësinë për shpërthimin, i cili ndodhi pasi presidenti Karzai ishte dje në krye të mijëra personave që morën pjesë në funeralin e vëllait të tij Ahmed Wali Karzai, i cili ishte drejtuesi i këshillit provincial të Kandaharit dhe një figurë e fuqishme në Afganistanin jugor.

Përgjegjësinë për vrasjen e morën talebanët. Por zyrtarët afganë thanë se nuk është e qartë në se vrasja e Wali Karzait lidhet me kryengritjen, apo me mosmarrëveshje të brendshme.

XS
SM
MD
LG