Lidhje

5 të vrarë nga forcat siriane të sigurisë në sulmet kundër disidentëve


5 të vrarë nga forcat siriane të sigurisë në sulmet kundër disidentëve
5 të vrarë nga forcat siriane të sigurisë në sulmet kundër disidentëve

Të paktën pesë persona u vranë pasi forcat siriane të sigurisë kryen sulme gjatë natës kundër dizidentëve.

Aktivistët thanë sot se forcat hynë në rrethinat e Damaskut dhe hapën zjarr mbi civilët.

Dje, grupet e të drejtave të njeriut dhe dëshmitarë thanë se forcat e sigurisë vranë të paktën shtatë persona gjatë protestave anti-qeveritare në mbarë vendin.

Ata thanë se vdekjet ndodhën në qytetin bregdetar Latakia. Megjithatë media shtetërore tha se sabotatotë të amskuar qëlluan dhe hodhën dinamit mbi forcat e sigurisë dhe civilët në atë qytet.

Dhjetra mijëra protestues kërkuan dje largimin e presidentit Bashar al Assad në atë që është bërë një ritual i përjavshëm.

XS
SM
MD
LG