Lidhje

5 tetori shënon fillimin e llotarisë amerikane për vitin 2012


5 tetori shënon fillimin e llotarisë amerikane për vitin 2012
5 tetori shënon fillimin e llotarisë amerikane për vitin 2012

Çdo vit, qeveria e Shteteve të Bashkuara ofron 50 mijë viza për imigrantë nga shtete të ndryshme të botës, të cilët përzgjidhen në bazë të një llotarie nga të gjithë aplikuesit nga vende që kanë një shkallë të ulët emigracioni në Shtetet e Bashkuara.

Kjo llotari u hartua nga Kongresi amerikan në vitin 1990 për të reflektuar hapjen e Amerikës ndaj shumëllojshmërisë. Ideja ishte për të bërë sa më të larmishëm imigracionin, thotë John Wilcock, një punonjës i Depatamentit të Shtetit që merret me çështjen e vizave. Llotaria amerikane është e hapur për popujt e vendeve që kanë dërguar më pak se 50 mijë emigrantë në Shtetet e Bashkuara gjatë pesë viteve të fundit. Vendet që janë burim i një numri të madh emigracioni janë të përjashtuara nga llotaria.

Çdo llotari emërohet në bazë të vitit fiskal të cilit i përket. Ky variant njihet si llotaria 2012 sepse vizat do të lëshohen gjatë vitit fiskal 2012 i cili fillon nga 1 tetori 2011 deri më 30 shtator 2012.

Për të aplikuar, ju duhet të regjistroheni në internet në faqen e posaçme elektronike të Departamentit amerikan të Shtetit www.dvlottery.state.gov . Aplikimet do të pranohen nga dita e sotme ora 1600 sipas Grenwich-it deri më 3 nentor 2010 në orën 1600 po sipas Grenwitch-it. Pas kësaj date nuk do të pranohen aplikime të mëtejshme. Çdo aplikant do të marrë një konfirmim të veçantë në fund të procesit të regjistrimit.

Aplikantët nuk duhet të presin deri në javën e fundit të periudhës së regjistrimit për të aplikuar sepse kërkesat e medha mund të çojnë në ngarkesë të sistemit dhe për rrjedhojë ngadalsimin e procesit elektronik.

Duke filluar me 11 maj 2010, aplikantët e llotarisë do të jenë në gjendje të kontrollojnë statusin e aplikimit të tyre në adresën elektronike wwww.dvlottery.state.gov duke përdorur lidhjen për kontrollin e statusit dhe numrin e tyre të veçantë të konfirmit. Ata që janë zgjedhur në llotari do të instruktohen se si të aplikojnë për vizat e emigrantit për veten e tyre dhe pjestarët e familjes që kualifikohen.

Njoftimet nuk do të dërgohen përmes postës së zakonshme dhe email-at nuk do të kenë apo nuk do të kerkojnë informata personale. Pjesmarrja në llotari është falas, ndaj pjesmarrësit duhet të kenë kujdes dhe të mos bien pre e mashtrimeve. I vetmi vend ku aplikantët e llotarisë amerikane duhet të paguajnë për tarifat e caktuara që kanë lidhje me aplikimet është kur të intervistohen pranë ambasadave apo konsullatave përkatëse.

Programi i vizave amerikane dërgon një mesazh të qartë ndaj botës se Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë shumëllojshmërinë dhe mirëpresin imigrantë nga çdo vend dhe kulturë.

XS
SM
MD
LG