Lidhje

50 vjetori i fluturimit të parë të njeriut në hapësirë


50 vjetori i fluturimit të parë të njeriut në hapësirë
50 vjetori i fluturimit të parë të njeriut në hapësirë

Rusë dhe adhurues të tjerë në të gjithë botën po festojnë 50-vjetorin e fluturimit të parë të njeriut në hapësirë.

Festimet po zhvillohen para Kremlinit në Moskë për të përkujtuar Juri Gagarin, një kozmonaut 27-vjeçar që ndërmori një fluturim prej 108 minutash rreth tokës.

Raketa Vostov e zotit Gagarin, së bashku me të të mbyllur në një kapsulë të vogël në majë, u nis nga kozmodromi Baikonur në Kazakistan me 12 prill 1961. Kapsula e tij sferike iu soll një herë orbitës së tokës para se të hynte përsëri në atmosferë. Zoti Gagarin kërceu nga raketa dhe u kthye në tokë me parashutë.

Autoritetet ruse e fshehën për vite me radhë faktin që zoti Gagarin nuk ishte ulur së bashku me kapsulën e tij, nga frika se mos projekti i tyre do të diskualifikohej nga ekspertët ndërkombëtarë të hapësirës.

XS
SM
MD
LG