Lidhje

60 vjet monarki në Britani


Mbretëresha Elizabeth e Britanisë ka rikonfirmuar angazhimin e saj ndaj popullit britanik në një fjalim që mbajti përpra parlamentit me rastin e 60 vjetorit në fronin mbretëror.

Në fjalimin e saj sot në hollin Westmeinster, mbretëresha tha se britanikët mbahen mend kurdoherë për “ të shkuarën e tyre, vazhdimësinë e historisë së tyre kombëtare dhe virtytet e pajtimit, tolerancës dhe zgjuarsisë”.

Mbretëresha theksoi se ajo është e dyta monarke që feston jubileun e Diamandtë; e para ishte mbretëresha Victoria.

Mbretëresha 85 vjeçare gjeti një moment për të përgëzuar bashkëshortin e saj , Princin Philip.

Qindra ligjvënës, personalitete dhe ish kryeministra u mblodhën për të dëgjuar fjalimin e mbretëreshës dhe për të shprehur vlerësim për të. Ligjvënësit britanikë shpalosën përpara të pranishmëve një punim xhami të pikturuar dhe të gdhendur, që ia dhuruan mbretëreshës për këtë përvjetor.

XS
SM
MD
LG