Lidhje

8 ushtarë turq vriten në një pritë të organizuar nga rebelët kurdë


8 ushtarë turq vriten në një pritë të organizuar nga rebelët kurdë
8 ushtarë turq vriten në një pritë të organizuar nga rebelët kurdë

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë njofton se 8 ushtarë turq u vranë gjatë një prite të organizuar nga rebelët kurdë në rajonet jug-lindore të vendit.

Zyrtarët thonë se sulmi ndaj ushtarëve ndodhi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, në provincën Hakkari, pranë kufirit të Turqisë me Irakun. Ministri turk i Mbrojtjes Ismet Illmaz u zotua të hakmerret ndaj autorëve të sulmit dhe fajësoi Partinë Punëtore të Kurdistanit.

Para disa ditësh kryeministri Rexhep Taip Erdohan kishte thënë se “durimit të Turqisë po i vjen fundi” me rebelët kurdë, të cilët kanë kryer një fushatë për autonomi në rajonet jug-lindore të banuara kryesisht nga kurdët, që nga viti 1984. Gjatë konfliktit kanë humbur jetën rreth 40 mijë persona.

XS
SM
MD
LG