Lidhje

Banka Botërore nxit vendet e Ballkanit të ruajnë ritmin e rritjes


Banka Botërore deklaroi sot se rritja ekonomike në vendet e Ballkanit perëndimor po vijon dhe ajo po sjell rritje të punësimit.

Rritja ekonomike rajonale pritet të arrijë në 2,6 për qind këtë vit, duke krijuar 230 mijë vende të reja pune, gjysma e të cilave u krijuan nga sektori privat.

BB: Shqipëria me rritje të qëndrueshme ekonomike
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:36 0:00

“Papunësia është e lartë në gjashtë vendet e rajonit, por normat e punësimit u kthyen sërish në nivelet e para vitit 2008 në Shqipëri, Kosovë, Bosnje-Hercegovinë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi” - deklaroi sot Banka Botërore.

Në Raportin e Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor Banka Botërore parashikon që rajoni të ketë rritje ekonomike nga 2,6 për qind në 2017 në 3,3 dhe 3,6 dy vitet e ardhshme.

“Investimet nxitën rritje të fortë ekonomike në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi, ndërkohë konsumi çoi në një rritje të qëndrueshme në Bosnje dhe Herzegovinë - theksoi raporti, - ndërsa kriza politike në Maqedoni dhe dimri shumë i ashpër në Serbi, shkaktuan tkurrje të rritjes ekonomike në këto dy vende”.

Për Shqipërinë dhe Malin e Zi parashikohet një rënie e lehtë e rritjes ekonomike, ndërsa vendet e tjera Bosnja, Kosova, Maqedonia dhe Serbia pritet të kenë rritje më të madhe.

SHQIPËRIA

Rritja e ekonomisë shqiptare këtë vit, sipas Bankës Botërore, pritet të jetë 3.8 për qind, disa pikë më lart se një vit më parë, ndërsa dy vitet e ardhshme parashikohet një rënie e lehtë pas kësaj.

Ekspertë të Bankës pohuan se rritja ekonomike këtë vit erdhi nga rritja e kërkesës së brendshme, nga rritja e fortë e investimeve private, dhe rritja e konsumit privat.

Këtë vit është vënë re një politikë fiskale e kujdsesshme dhe ulje e borxhit publik me ritme më të ngadalta. “Tregu i punës, thotë ekspertja Hilda Shijaku, ka shfaqur disa dobësi si zhbalancimi mes gjinive në punësim, papunësia e të rinjve dhe papunësia afatgjatë, por edhe ka reaguar pozitivisht ndaj rritjes ekonomike”.

Eksportet shqiptare janë rritur këtë vit, si shërbime dhe produkte, falë ndryshimit të çmimeve në tregjet botërore, por deficiti tregtar mbeti i lartë për shkak të importit të rritur të energjisë elektrike.

Investimet e huaja kanë qenë të qëndrueshme dhe këtu bëhet fjalë kryesisht për investimet në energji si projekti TAP dhe hidrocentralet mbi Devoll.

Banka Botërore theksoi se politikat monetare dhe fiskale të qeverisë kanë mbështetur rritjen ekonomike, borxhi publik u reduktua, por deficiti fiskal u rrit për shkak të subvencionimit për blerjen e energjisë elektrike në gjysmëne dytë të vitit.

Inflacioni është i ulët, kreditimi në lekë po rritet dhe kreditë e këqija po pakësohen, tregues këta për qëndrueshmërinë makro-ekonomike të vendit, e cila sipas Bankës Botëore, mbështet një rritje më të madhe të ekonomisë dhe punësimit.

Banka Botërore deklaroi se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të ruajnë ritmin e reformave, për të krijuar mundësi dhe përmirësim standardesh të jetesës për të gjithë qytetarët e tyre.

Sipas studimit, rritja ekonomike soli vende të reja pune dhe ndihmoi në uljen e varfërisë së rajonit në masën 23.6 për qind, ose rreth 124 mijë njerëz kanë dalë nga varfëria.

Ndër rreziqet e papritura renditen pasiguritë e politikave ose ndryshimi i kahut të tyre, të cilat mund të ngadalësojnë investimet dhe rritjen ekonomike.

Raporti thekson se këto rreziqe mund të zbuten duke ruajtur qëndrueshmërinë fiskale, duke përshpejtuar reformat strukturore, duke forcuar financat publike, duke përmirësuar mjedisin për investime dhe integrim, si dhe duke përparuar në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

XS
SM
MD
LG