Lidhje

Artistët në fushatë kundër urisë në Afrikën lindore


Artistët në fushatë kundër urisë në Afrikën lindore
Artistët në fushatë kundër urisë në Afrikën lindore

Disa nga yjet më të shquara të muzikës filluan një fushatë botërore në media, për të ndihmuar t’i jepet fund krizës në rritje të urisë në Afrikën Lindore.

Në kushtet kur uria dhe thatësira kanë pllakosur Afrikën Lindore, disa nga muzikantët më të famshëm të botës u drejtohen admiruesve të tyre për të dhënë ndihma.

Këtë javë, këngëtarët Lady Gaga, Jennifer Lopez dhe Rihanna ju bashkuan më tepër se 150 yjeve të muzikës, sporteve dhe filmit, në fushatën për t’i dhënë fund urisë. Fushata njihet si “I’m gonna be your friend” “Jemi miqtë tuaj dhe pranë jush.”. Grupi U2, këngëtarët Sting, Pul Makartni, Madona, The rolling Stones, Justin Bajber dhe Jay-Z, janë mes individëve dhe grupeve të famshme, të cilët po i përdorin faqet e tyre në Facebook dhe Twitter për t’u bërë thirrje admiruesve të shumtë të dhurojnë para për të luftuar urinë. Miliona njerëz në mbarë Afrikën Lindore, përfshirë edhe banorë nga Etiopia dhe Kenia përballen me urinë. Më tepër se 3,6 milionë njerëz në Somali kërcënohen nga uria më e keqe në botë gjatë 20 viteve të fundit.

Të martën e kaluar, fushata “I’m gonna be your friend” publikoi një video të shkurtër me pamjet e fëmijëve të uritur dhe të etur dhe regjistrimin e Bob Marlit me grupin muzikor The Wailers,”High tide or low tide”. Kënga u regjistrua fillimisht në vitin 1973 dhe në të përfshihen lirikat e Bob Marlit ”I’m gonna be your friend”.

Donacionet për videon dhe nga shkarkimi i saj në internet do t’i shkojnë shoqatës “Save the children”, një organizatë botërore bamirësie, që po grumbullon me urgjencë para, ushqime dhe ujë të pijshëm, si dhe ilaçe, në rajonin e goditur nga thatësira. Organizata shpreson që videoja të ndiqet nga më tepër se 600 milionë vetë. Videon mund ta gjeni në internet, adresa : www.imgonnabe yourfriend.org, si dhe www.facebook.com/bobmarley.

XS
SM
MD
LG