Lidhje

Arvizu: Nevojitet një përpjekje mbarëkombëtare për të luftuar korrupsionin


Arvizu: Nevojitet një përpjekje mbarëkombëtare për të luftuar korrupsionin
Arvizu: Nevojitet një përpjekje mbarëkombëtare për të luftuar korrupsionin

Në Shqipëri ambasadori amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu deklaroi sot se nevojitet një përpjekje mbarëkombëtare për të luftuar korrupsionin

Komentet e tij ambasadori Arvizu i bëri gjatë konferencës “Antikorrupsioni rajonal”, ku ai theksoi se “Shqipëri duhet të shpenzojë më shumë energji në luftën ndaj këtij fenomeni edhe pse ka bërë hapa përpara”. Duke sjellë shembullin e Shteteve të Bashkuara, ambasadori amerikan tha se “askush nuk mund të jetë mbi ligjin dhe marrja e kësaj eksperience është mënyra për të bërë përparim”.

Nga ana e tij kryeministri Sali Berisha theksoi se lufta ndaj korrupsionit është një duel i përjetshëm duke shtuar se “nuk ka reformë që mund të ketë sukses nëse nuk luftohet më parë korrupsioni”. Kryeministri Berisha tha se qeveria e tij ka bere e po bën përpjekje të mëdha për të luftuar këtë fenomen.

Opozita nga ana e saj vazhdon të lëshojë akuza të përditshme mbi korrupsionin që sipas saj është instaluar në vend nga shumica qeverisëse duke bërë përgjegjës direkt për këtë situatë, kreun e qeverisë.

XS
SM
MD
LG