Lidhje

Siguria, politikat e Kinës në qendër të takimit të ASEAN-it


Shoqata e Vendeve të Azisë Juglindore (ASEAN) ka hapur takimin rajonal të ministrave të jashtëm me diplomatë nga 12 vende në Vientian të Laosit. Takimi përqëndrohet në çështje të sigurisë, përfshirë Korenë e Veriut dhe Detin e Kinës së Jugut.

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha se Shtetet e Bashkuara janë krenare të jenë partnere të ASEAN-it “pasi vendet tuaja ngrenë zërin për një sistem ndërkombëtar të bazuar tek rregullat, ku mbrohen të drejtat e të gjitha vendeve, të mëdha e të vogla”.

Takimi në Laos pason vendimin e marrë kohët e fundit nga Gjykata Ndërkombëtare që nuk i njohu Kinës pretendimet në Detin e Kinës së Jugut. Pas vendimit janë shtuar shqetësimet se ky konfirmim do të shkallëzojë tensionet dhe do të çojë në intensifikimin e manovrave ushtarake kineze.

Në Pekin, këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Susan Rice tha sot në një takim me Këshilltarin Shtetëror të qeverisë kineze Yang Jiechi se Uashingotni do të punojë me Pekinin për çështje dhe sfida “në mënyrë të hapur dhe të sinqertë”.

XS
SM
MD
LG