Lidhje

Takimi i vendeve të Azisë Juglindore


Në Kuala Lumpur të Majazisë po mbahet takimi i 27-të i vendeve të Azisë Juglindore, ASEAN, ku tema kryesore e diskutimeve këtë herë është terrorizmi. Udhëheqësit po ja përshtasin diskutimet e tyre sulmeve terroriste në Francë, Mali dhe gjetkë.

Kryeministri Malajzian Najib Razak i bëri thirrje udhëheqësve që po marrin pjesë në takim, të bashkohen për të luftuar xhihadistët.

Ai tha se autorët e sulmeve barbare nuk përfaqësojnë ndonjë racë, fe apo besim dhe se ata nuk duhen lejuar ta prezantojnë në këtë këndvështrim ideologjinë e tyre. Ata janë terroristë dhe duhen ekspozuar dhe konfrontuar si të tillë, tha kryeministri Malajzian.

Vetë zoti Najib është mysliman dhe ai drejton një vend me shumicën e popullsisë myslimane.

Pas takimit me kryeministrin malajzian, presidenti Barack Obama tha se Malajzia është pjesë e koalicionit që lufton grupin Shteti Islamik dhe se mund të japë një ndihmë të jashtëzakonshme në kundërvënien ndaj ideologjisë destruktive të terroristëve.

XS
SM
MD
LG