Lidhje

ASEAN, shqetësim për provat me raketa të Phenianit


Ministrat e Jashtëm të Shoqatës së Vendeve të Azisë Juglindore përsëritën shqetësimin e tyre lidhur me shkallëzimin e tensioneve në Gadishullin Korean.

Përmes një deklarate që bënë në përfundim të takimit të tyre sot në Manila, shoqata me 10 vende anëtare e ASEAN-it thotë se provat e kohëve të fundi me raketa balistike të Koresë së Veriut kërcënojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe në mbarë botën.

Minsitrja e Jashtme e Koresë së Jugut tha se mirëpret mundësinë për të biseduar me homologun e saj koreanoverior në Forumin Rajonal të ASEAN-it, që fillon të hënën.

Forumi vjetor është një grupim i 27 vendeve, përfshirë dy Koretë, Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara.

Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson shkon sot në Manila dhe nesër pritet të fillojë takimet me një numër diplomatësh nga vendet pjesëmarrëse në takim.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG