Lidhje

Kreu i Pentagonit përdori emailin privat për punë


Pentagoni thotë se Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter kishte përdorur emailin e tij personal në fillim të detyrës.

Zëdhënësi i Pentagonit Peter Cook tha në një deklaratë se zoti Carter e kishte pranuar se përdorimi i adresës së vet private të emailit ishte i gabuar. Ai theksoi se Sekretari Carter nuk e përdor as adresën private, as atë zyrtare për materiale sekrete.

Deklarata u dha fillimisht si përgjigje ndaj një artikulli të gazetës The New York Times se zoti Carter kishte përdorur email privat, ndoshta duke shkelur një rregullore të vitit 2012 të Departamentit të Shtetit që e ndalon këtë praktikë.

Zoti Cook thotë se si rezultat i këtij gabimi zoti Carter “e kishte ndaluar krejtësisht përdorimin e emailit privat dhe kishte kufizuar më tej përdorimin e emailit në përgjithësi”.

XS
SM
MD
LG