Lidhje

Ashton, optimiste për bisedimet me Iranin


Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton tha se shpreson për "përparim konkret" gjatë një raundi të ri bisedimesh me Iranin rreth programit të tij bërthamor.

Zyrtarë iranianë dhe të BE-së njoftuan sot se kanë rënë dakord të takohen më 26 shkurt në Kazakistan.

Irani dhe Grupi i Kontaktit, i njohur si P5+1 i cili përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Franca, Rusia, Kina, Britania dhe Gjermania, zhvilluan negociatat e fundit në qershor, por bisedimet dështuan pasi asnjëra palë nuk tregoi fleksibilitet për kërkesat e saj.

Disa vende perëndimore, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, besojnë se Irani përpiqet të zhvillojë armë bërthamore. Irani thotë se programi i tij bërthamor ka qëllime paqësore.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka kërkuar me anë të një numër rezolutash që Irani të pezullojë të gjitha aktivitetet e pasurimit të uraniumit dhe të lejojë inspektorët e OKB-së që të shkojnë në qendrat bërthamore.
XS
SM
MD
LG