Lidhje

Tragjedia e avionit të Air Asia


Autoritetet indoneziane besojnë se kanë zbuluar vend-ndodhjen e një segmenti të madh të avionit që u rrëzua në Detin Java. Ndërkaq, përpjekjet për gjetjen e trupave të viktimave vazhdojnë.

Zyrtarët thonë se sonari tregon se një segment i avionit ndodhet në tabanin e detit, 30-50 metra nën sipërfaqen e ujit.

Punonjësit e ekipeve emergjente kanë nxjerrë trupat e katër viktimave të tjera, por operacionet po hasin vështirësi të shumta nga dallgët e trazuara, shirat e rrëmbyer dhe erërat e forta pranë brigjeve të ishullit Borneo. Avioni i shoqërisë Air Asia u zhduk gjatë udhëtimit nga Indonezia në Singapor me mbi 160 persona në bord.

XS
SM
MD
LG