Lidhje

Themeluesit të Wikileaks i pritet interneti


Faqja e internetit Wikileaks njoftoi se themeluesit të saj, Julian Assange, i është ndërprerë qasja në internet nga një strukturë shtetërore e paidentifikuar. Nuk janë bërë të ditura detaje të mëtejshme.

Prej katër vitesh, Assange është ngujuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër për të shmangur ekstradimin e tij bazuar mbi akuza për krime seksuale.

Ngujimi nuk e ka penguar aktivistin australian që të vazhdojë punën dhe Wikileaks ka vazhduar të publikojë të dhëna sensacionale, ndër të tjera edhe informacione që kanë tronditur fushatën për presidente të Hillary Clinton-it, ndërsa në Shtetet e Bashkuara po afron dita e zgjedhjeve.

Nuk pati përgjigje ndaj pyetjeve me telefon dhe email drejtuar Wikileaks. Një grua që iu përgjigj telefonit në ambasadë tha se nuk mundet të japë informacion. Një email drejtuar ambasadorit të Ekuadorit nuk mori përgjigje. Policia e Londrës gjithashtu refuzoi të komentojë për këtë çështje.

XS
SM
MD
LG