Policia greke tha se një bombë e fuqishme shpërtheu pranë një klubi nate sot herët në mëngjes, pa shkaktuar viktima. Policia tha se beson se në shpërthimin që dëmtoi fasadën e ndërtesës ishin të përfshira banda kriminale. Dje shpërthimi i një bombe pranë një gjykate në Athinë dëmtoi të paktën tetë makina por pa sjellë pasoja në njerëz. Një stacion televiziv mori një paralajmërim me telefon para shpërthimit, duke u dhënë autoriteteve kohë për të evakuuar zonën.