Lidhje

Aung San Su Ki udhëton për herë të parë jashtë Rangunit


Aung San Su Ki udhëton për herë të parë jashtë Rangunit
Aung San Su Ki udhëton për herë të parë jashtë Rangunit

Udhëheqësja birmaneze për demokraci Aung San Su Ki është duke udhëtuar jashtë qytetit të saj Rangun për herë të parë që kur u lirua nga arresti shtëpiak 7 vjeçar.

Laureatja e çmimit Nobel për Paqe mbërriti me aeroplan të hënën në qytetin e tempullit të lashtë Bagan me disa prej kolegëve të saj të ngushtë për një vizitë katër-ditore.

Ajo u takua atje me një prej djemve të saj, që mbërriti nga Britania një ditë më parë.

Aung San Suu Kyi, ka thënë udhëtimi i saj privat nuk do të përfshijë politikë. Megjithatë, vizita është parë si një provë e reagimit zyrtar në prag të një turneu kombëtar të planifikuar nga Aung San Suu Kyi më vonë këtë muaj.

XS
SM
MD
LG