Lidhje

4 vjet burg për një ish-oficer nazist


Një gjykatë gjermane dënoi me 4 vjet burg një ish-oficer nazist 94-vjeçar, i cili ka punuar si llogaritar në kampin e vdekjes në Auschvic gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Gjykata e Lueneburg-ut e shpalli sot vendimin për Oskar Groening-un, pasi e gjeti atë fajtor për 300 mijë akuza si bashkëfajtor në vrasje.

Avokati i palës paditëse tha se dënimi ishte një fitore për të gjitha viktimat e kampit të Aushvicit.

Oskar Groening ka pranuar se ka punuar në kampin e vdekjes, duke u mbledhur para dhe sende të tjera hebrejve që patën shkuar atje nga maji deri në korrik të vitit 1944. Shumica e të burgosurve u ekzekutuan në dhomat e gazit.

Groening, i cili njihet me nofkën “llagaritari i Auschvicit," ka pranuar “fajin moral” për veprimet e tij, por pati thënë se ai asnjëherë nuk pati qenë i përfshirë drejtpërdrejt në vrasjen e të burgosurve.

Gjyqi ndaj tij u hap në prill dhe atë e ndoqën 70 të mbijetuar dhe familjarë të viktimave të Holokaustit.

Oskar Groening pranoi se ishte në dijeni për vrasjet në dhomat e gazit të të burgosurve, shumica e tyre hebrej. Ai kërkoi falje, duke shtuar se gjykata do të duhej të vendoste nëse ai ishte apo jo fajtor.

Shiko komentet (1)

Ky forum është mbyllur
XS
SM
MD
LG