Lidhje

Papa Françesku viziton kampin e Aushvicit


Papa Francesku kaloi sot në heshtje përmes portës së kampit famëkeq nazist të Aushvicit në Poloni. Me kokën të ulur, i veshur me rrobën e bardhë, në mënyrë solemne Papa kaloi nën portën që mban mbishkrimin në gjermanisht “Puna të bën të lirë”.

Mbi 1 milionë njerëz, shumica hebrej, u vranë në këtë kamp gjatë Luftës së Dytë Botërore. Papa më pas u ul në heshtje duke medituar në një prej stolave brenda kamapit.

Gjatë gjithë vizitës Papa nuk foli asnjë fjalë, me përjashtim të përshëndetjes së disa të moshuarve që i mbijetuan kampit. Papa ndezi një qiri të madh të bardhë tek Muri i Vdekjes, ku ekzekutoheshin të burgosurit.

Më pas ai u fal në qelinë e errët të shenjtorit Maksimilian Kolba, një murg katolik, që sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar atë të një të internuari tjetër në Aushvicit. Kjo është dita e tretë e vizitës 5 ditore të Papës në Poloni.

XS
SM
MD
LG