Lidhje

Dy persona të humbur nga një anije në Australi


Ekipet e shpëtimit në Australi po vazhdojnë kërkimet për dy persona që figurojnë të humbur nga një anije me udhëtarë që u ankorua sot në brigjet e Sidneit.

Policia tha se pasi studjoi videon e regjistruar me kamerat e vendosura në anije, u arrit në përfundimin se një çift, burri 30-vjeçar dhe gruaja 26 vjeçe ranë nga kuverta e anijes, rreth 69 milje larg brigjeve të Wales të Ri Jugor.

Autoritetet janë duke hetuar mbi rrethanat në të cilat u zhduk çifti.
XS
SM
MD
LG