Lidhje

Në Australi një person goditet nga balena


Në Australi, një person që po bënte surfing u godit nga një balenë që peshonte më shumë se 50 tonë, duke humbur ndjenjat.

Balena, e llojit 'southern right whale', ishte duke notuar me të voglin e saj, pastaj iu afrua bregut ku ndodhej një grup prej 20 të rinjsh që po bënin rrëshqitje në dallgë. Ngjarja ndodhi në plazhin e njohur Bondi të Sidnit.

Në fillim, balena dukej po aq kurreshtare sa edhe njerëzit që ishin në det por pastaj ajo lëvizi bishtin duke goditur dy nga të rinjtë, njëri prej të cilëve humbi ndjenjat. Momenti i goditjes u filmua nga dikush që punon për një kanal televiziv të Australisë me telefonin e tij celular.

Ekspertët thonë se kur balenat janë me të vegjëlit e tyre, ato kërkojnë një zonë të lirë prej 300 metrash. Kjo lloj balene që shkaktoi incidentin, mund të arrijë deri në 16 metra gjatësi. Ajo konsiderohet si një lloj i rrezikuar balene që jeton në rajonet e ftohta të hemisferës së jugut.
XS
SM
MD
LG