Lidhje

Kryeministri i ri i Australisë


Ligjvënësi Tony Abbott bëri betimin si kryeministër, duke i dhënë kështu fund qeverisjes për 6 vjet nga Partia Laburiste

Në Australi, ligjvënësi Tony Abbott bëri betimin si kryeministër i ri i vendit, duke i dhënë kështu fund qeverisjes për 6 vjet nga Partia Laburiste.

Zoti Abbott, i cili fitoi zgjedhjet e 7 shtatorit ndaj rivalit të tij, ish-kryeministrit Kevin Rudd, e bëri betimin gjatë një ceremonie që u zhvillua sot në Kanberrë.

55-vjeçari Abbot, kryetar i koalicionit Liberal-National tha përmes një deklarate se dita e tij e parë si kryeminstër nuk është thjesht ceremoniale, por një ditë veprimi dhe premtoi se do të fillojë menjëherë nga puna.

Ai tha se përparësi e tij do të jetë fillimisht anulimi i taksës ndaj karbonit, një ndëshkim ndaj ndotësve më të mëdhenj të Australisë.

Zoti Abbott, i cili ka vënë në pikëpyetje ndikimin e njerëzve tek ndryshimet klimatike botërore, si alternativë, preferon që t’i paguajë kompanitë për të rritur efikasitetin e energjisë që konsumojnë.

Kryeministri i i ri po ashtu tha se marina australiane do të fillojë pa humbur kohë t’i kthejë mbrapsht barkat me imigrantë, bazuar mbi një plan të ri për pakësimin e numrit të imigrantëve që hyjnë në vend.
XS
SM
MD
LG