Lidhje

Australi, vazhdojnë zjarret e rrezikshme


Autoritetet në jug të Australisë kanë krijuar një zonë evakuimi për të lejuar turistët të shpëtojnë nga zjarret e rrezikshme që kanë shkatërruar miliona hektarë tokë që nga tetori.

Zona prej 250 kilometra "për largimin e turistëve" përgjatë bregdetit jugor të shtetit New South Wales u krijua të enjten përpara përkeqësimit të kushteve të motit të shtunën. Parashikuesit presin që temperaturat të rriten mbi 40 gradë Celsius, të cilat mund të shtojnë mbi 200 zjarret që digjen tashmë në New South Wales dhe shtetin fqinj Victoria.

Kryeministri i New South Wales Gladys Berejiklian ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme shtatë-ditore e cila hyn në fuqi të premten, duke u dhënë zyrtarëve më shumë fuqi për të imponuar evakuime të detyrueshme.

Zjarret kanë djegur mbi pesë milion hektarë tokë dhe janë më të këqijat të regjistruara ndonjëherë në Australi. Të paktën 17 njerëz janë vrarë që prej fillimit të zjarreve, përfshirë tetë vdekje të raportuara këtë javë, me 17 të tjerë të zhdukur. Më shumë se 1.300 shtëpi janë shkatërruar, përfshirë gati 400 ditët e fundit.

Kryeministri Scott Morrison, i cili ka marrë kritika në rritje për reagimin e qeverisë ndaj katastrofës, tha të enjten se kriza ka të ngjarë të zgjasë për "shumë e shumë muaj" derisa rajoni të ketë rreshje të mjaftueshme.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG