Lidhje

Austria mbështet mbylljen e rrugës së Ballkanit


Austria ka mbështetur vendimin e katër vendeve ballkanike për të penguar kalimin për thuajse të gjithë refugjatët, duke kërkuar që rrugët e kalimit të refugjatëve të mbeten të mbyllura për një kohë të pacaktuar.

Ministrja e Brendshme e Austrisë Johanna Mikl-Leitner tha se qeveria e saj mbështet masa për të kufizuar lëvizjen e refugjatëve që përpiqen të përshkojnë Ballkanin në drejtim të Evropës së veriut. Veprimet që ndërmorën këtë javë Sllovenia, Maqedonia, Serbia dhe Kroacia prekin të gjithë refugjatët, me përjashtim të atyre që kanë në plan të kërkojnë azil në këto katër vende.

Zonja Mikl-Leitner tha sot për të përditshmen gjermane Die Welt se e ashtu-quajtura “rruga përmes Ballkanit” duhet të mbyllet një herë e mirë sepse “ora nuk mund të kthehet pas” siç u shreh ajo.

XS
SM
MD
LG