Lidhje

Austria premton ta mbështesë Kosovën


Ministri i jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurtz, tha sot në Prishtinë se vendi i tij do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën në fushën e integrimit evropian, të sundimit të ligjit dhe atë të zhvillimit ekonomik. Ai tha se vendi i tij do të shtojë edhe numrin e pjesëtarëve në kuadër të forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë.

Ai tha se vendi i tij do të ndihmojë Kosovën që sa më parë të nënshkruaj marrëveshjen e stabilizim asocimit me Bashkimin Evropian. Ai theksoi se lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar është rruga kryesore e Kosovës për zhvillimin ekonomik dhe integrimin e saj në Bashkimin Evropian.

Austria do të financojë një projekt prej katër milion eurosh për modernizimin e sistemit të arsimit në Kosovë, si dhe një projekt prej gati 2 milion eurosh në fushën reformave të sundimit të ligjit.
XS
SM
MD
LG