Lidhje

Autoritetet britanike kanë arrestuar një klerik islamik radikal


Autoritetet britanike kanë arrestuar një klerik islamik radikal, i akuzuar për lidhje me ish-udhëheqësin e al-Kaidës Osama Bin Laden, si pjesë e një përpjekjeje për deportimin e tij në Jordani.

Britania është përpjekur të ekstradojë klerikun jordanez Abu Qatada qysh nga viti 2005, duke argumentuar se ai përbën rrezik për sigurinë kombëtare. Jordania e ka dënuar zotin Qatada në mungesë mbi akuzat për terrorizëm lidhur me dy komplote me bomba.

Por Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vendosi në janar se ai nuk mund të dëbohet, sepse prova e përdorur kundër tij mund të jetë marrë duke përdorur torturë.

Sekretarja e Brendshme britanike Teresa May i tha Parlamentit se ajo mori garanci të reja nga Jordania se provat e marra prej torturave nuk do të përdoren kundër klerikut Qatada. Sekretarja May, e cili vizitoi Jordaninë muajin e kaluar, tha se ajo besonte se kjo garanci do të hapte rrugën për të bindur gjykatat që të lejonin vazhdimin e procedurave të deportimit.

XS
SM
MD
LG