Lidhje

Malajzia: Kërkimet e reja, pa rezultat


Ministri i Mbrojtjes i Malajzisë thotë se nuk janë gjetur mbetje nga avioni malajzian, gjatë kërkimeve të reja në brigjet perëndimore të Australisë.

Ministri i Mbrojtjes Hishamuddin Hussein tha në një konferencë për shtyp sot se ishte takuar me disa nga familjet e pasagjerëve të avionit por nuk i kishte dhënë dot informacion të ri lidhur me objektet që ishin diktuar në sipërfaqe në një zonë të re kërkimi rreth 1850 kilometra në perëndim të qytetit australian Perth.

Agjencia australiane e sigurisë detare tha se një avion përgjimi Orion dërgoi dje imazhet e objekteve të cilat po analizohen.
XS
SM
MD
LG