Lidhje

Avioni malajzian, kapet sinjal tjetër në Oqeanin Indian


Tre tinguj të qartë por të shkurtër janë dëgjuar nga thellësia e Oqeanit Indian, por autoritetet ende nuk janë të sigurta nëse janë sinjale nga regjistruesi i të dhënave të fluturimit të avionit malajzian të humbur.

Një anije australiane me paisje të sofistikuara për identifikimin e tingujve nën det, kapi një sinjal sot që mund të jetë nga kutia e zezë e Boeingut 777. Kjo pasoi tinguj që kishte dalluar një anije kineze të premten dhe të shtunën, në një seksion tjetër të zonës së kërkimit.

Kreu i agjencisë civile malajziane të aviacionit, Azharuddin Abdul Rahman tha se autoritetet kanë shpresa se sinjalet mund të jenë një hap i suksesshëm në zbulimet për avionin që u zhduk afro një muaj më parë me 239 persona në bord në një fluturim nga Kuala Lumpur në Pekin.
XS
SM
MD
LG