Lidhje

Rusi, Rrëzohet një avion me 71 vetë në bord


Një avion pasagjerësh me 71 vetë në bord është rrëzuar pranë Moskës, dhe sipas zyrtarëve të gjithë personat në bord kanë gjetur vdekjen.

Avioni shtatë vjeçar rus u zhduk nga radarët pak minuta pasi u nis nga aeroporti Domodedovo, njoftoi faqja elektronike FlightRadar 24.

Avioni i tipit An-148 po udhëtonte nga Moska për në Orsk, por u rrëzua rreth 80 kilometra larg Moskës. Në bord kishte 65 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG