Lidhje

Rishfaqet gazetari pas njoftimeve për vrasjen e tij në Kiev


Një gazetar disident rus është rishfaqur në publik pas njoftimeve se ishte vrarë në Kiev.

Gazetari Arkadi Babchenko u shfaq sot ndërkohë që sigurimi shtetëror ukrainas po zhvillonte një seancë informimi lidhur me vrasjen e tij. Dje autoritetet ukrainase njoftuan se 41-vjeçari Babchenko, kritik i politikave të Putinit dhe veprimeve ruse në Ukrainë dhe Siri, ishte qëlluar për vdekje në banesën e tij në Kiev dhe se bashkëshortja e kishte gjetur tek pragu i derës të mbuluar me gjak.

Njoftimi për vrasjen e tij shkaktoi një shkëmbim të nxehtë akuzash mes Moskës dhe Kievit dhe tronditi grupet mediatike në të dyja vendet.

Sot, Babchenko u shfaq i tronditur para gazetarëve duke deklaruar se ishte përfshirë vullnetarisht në një operacion special të forcave ukrainase për t’i shpëtuar jetën dhe se ishte mirë.

“Kërkoj ndjesë për tronditjen që ju kam shkaktuar,” tha Babchenko, i cili dukej se ishte gati i përlotur. “Nuk kisha mënyrë tjetër. Dua t’i kërkoj ndjesë bashkëshortes për tmerrin që i shkaktova”.

Ai falenderoi Shërbimin Ukrainas të Sigurisë që i kishte shpëtuar jetën dhe tha se më e rendësishmja ishte se ishin parandaluar akte të tjera të tmerrshme, por pa dhënë hollësi se për ç’akte e kishte fjalën.

Shërbimi Ukrainas i Sigurisë kishte marrë informata për një komplot dhe kishte arritur ta parandalonte atë.

Babchenko, kritik i Presidentit Putin, jeton në Ukrainë, ku u vendos pasi u bë objekt kërcënimesh pasi u shpreh se nuk ndjente keqardhje për viktimat e një avioni rus që u rrëzua vite më parë gjatë fluturimit për në Siri.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG