Lidhje

Baer: Shqiptarët të pakënaqur me zhvillimet pas zgjedhjeve


Ambasadori amerikën pranë OSBE-së, Daniel B. Baer ndërsa vlerëson zgjedhjet e qershorit të vitit të shkuar dhe kalimin demokratik të pushtetit, thotë se megjithatë shqiptarët nuk janë të kënaqur me zhvillimet që pasuan.

Këto komente zyrtari amerikan i bëri në Vjenë pas raportit të kreut të misionit të OSBE-së në Shqipëri mbajtur në asamblenë e përgjithshme. Zoti Baer theksoi se “lufta politike, mosbesimi mes palëve dhe mungesa e vullnetit për kompromis dhe për t’u përqëndruar në përparim, nuk e lejoi Shqipërinë të ndërmarrë reforma të qëndrueshme”. Sipas tij “një mbështetje e fortë për shtetin ligjor dhe rifillimi i një dialogu të qëndrueshëm mes qeverisë dhe opozitës mbetet thelbësor”.

Marrëdhëniet mes shumicës dhe opozitës në Shqipëri janë prej kohësh të tensionuara. Partia Demokratike që prej muajit korrik ka braktisur parlamentin pas incidentit mes një deputeti të saj dhe dy përfaqësuesve të majtë. “Dhuna fizike dhe kërcënimet nuk kanë vend në sallën e parlamentit” nënvizoi ambasadori amerikan, i cili përshëndeti punën e bërë nga misioni i OSBE-së për hartimin e një Kodi sjelljeje për parlamentarët shqiptarë. Ai u bëri thirrje udhëheqësve të partive ta miratojnë Kodin dhe të shprehin angazhimin e tyre për të mos toleruar sjellje të tilla.

XS
SM
MD
LG