Lidhje

Dy shpërthime në Bagdat shkaktojnë viktima të shumta


Zyrtarët irakianë njoftuan se dy bomba shpërthyen sot në një treg të hapur në qendër të Bagdatit, duke vrarë të paktën 25 persona.

Autoritetet thonë se të paktën 50 persona të tjerë u plagosën gjatë shpërthimit në lagjen al-Sinaq dhe se pritet që të shtohet numri i viktimave.

Sipas një zyrtari të Ministrisë së Brendshme, autori u vetëvra duke shpërthyer një bombë që mbarte në trup, ndërsa një tjetër shpërthim u krye nga një bombë e vendosur aty pranë.

Nuk pati marrje të autorësisë së sulmit, i cili i përngjan sulmeve të Shtetit Islamik.

Bagdati ka qenë në gjendje të lartë gatishmërie që në muajin tetor, kur ushtria filloi një ofensivë për të rimarrë qytetin e Mosulit.

XS
SM
MD
LG