Lidhje

Shpërthim vdekjeprurës në Bagdad


Policia irakiane dhe zyrtarët e spitaleve thonë se të paktën 30 vetë u vranë dhe rreth 25 të tjerë plagosën të hënën, kur një person hodhi në erë një kamion me eksploziv në një treg të Bagdatit. Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin, nëpërmjet agjencisë së lajmeve Amaq.

Kamioni bombë shpërtheu në një treg fruta-perimesh në qytetin Sadr pranë Bagdatit, në një lagje kryesisht shiite, objektiv i sulmeve të vazhdueshme.

Sulmi ndodhi ndërsa Presidenti francez François Hollande vizitonte Irakun për t’u takuar me zyrtarët vendas dhe trupat franceze të dislokuara aty.

XS
SM
MD
LG